Lidhje

Shkup, parlamenti pritet ta shkarkojë nga detyra prokurorin shtetëror

  • Isak Ramadani

Parlamenti i Maqedonisë ka filluar një seancë ku pritet ta shkarkojë nga detyra prokurorin shtetëror Marko Zvërlevski, për shkak të vlerësimeve se ai nuk ka punuar në mënyrë profesionale dhe të ligjshme. Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e një gjykate të Shkupit për mos-dhënien e masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të akuzuar për vepra kriminale.

Qeveria vlerëson se zoti Zvërelvski nuk ka kryer detyrën në mënyrë të ligjshme; ndërsa në opinionin publik është krjijuar përshytrpja se krye-prokurori shtetëror nuk kishte ngritur procedura hetimi për shumicën e akuzave që u bëheshin zyrtarëve të lartë të partisë VMRO-DPMNE për vepra të dyshuara kriminale.

Por, ligjvënësit e VMRO-DPMNE-së opozitare po përpiqen ta zvarrisin procedurën parlamentare për shkarkimin e prokurorit. Ata kanë paraqitur një propozim në parlament për ndryshime në ligjin për Prokurorin Publik që parashihte mes tjerash që prokurori të mos mund të shkarkohet pa dy të tretat e votave. Por propozimi nuk gjeti mbështetjen e shumicës parlamentare.

VMRO-ja ka paralajmëruar formimin e dhjetë grupeve parlamentare akt ky që nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë shikohet vetëm si një synim për bllokimin e parlamentit dhe zvarritjen e procesit të reformave.

Qeveria, ndërkaq nuk ka ndonjë emër të parapëlqyer që do ta zëvendësonte zotin Zvërlevski. Ndonëse, drejtuesi i ri duhet të zgjidhet me konkurs.

Sipas ligjit, krye-prokurori duhet të ketë më së paku tetë vjet përvojë si prokuror apo të jetë profesor universiteti për dhjetë vjet i një lënde që ka të bëjë me çështjet ligjore.

Ndërkaq, gjykata themelore e Shkupit nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për t’i caktuar masën e arrestit ish-kryeministrtit Nikolla Gruevski dhe disa ish-ministrave të dyshuar për vepra të jashtëligjshme. Konkretisht, zoti Gruevski dyshohet për financimin e paligjshëm të partisë së tij VMRO-DPMNE, për larje parashë, për manipulime zgjedhore dhe të çështjeve pronësore.

Gjykata e Lartë i ka kërkuar sot Prokurorisë së Posaçme dokumente në lidhje me rastin gjyqësor “Talir” për selinë e VMRO-DPMNE-së për të vlerësuar nëse ka arësye për konfiskimin e ndërtesës së partisë opozitare.

Reformat e gjyqësorit paraqesin përparësi për qeverinë e re të Maqedonisë dhe kusht nga Bashkimi Evropian, por procesi, sipas analistëve, do të jetë mjaft i vështirë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG