Mijëra njerëz u mblodhën dje në Varshavë dhe në qytete të tjera për të kundërshtuar reformat në sistemin gjyqësor të propozuara nga qeveria polake, të cilat kundërshtarët i shohin si kërcënim për pavarësinë e sistemit gjyqësor.
Paketa e re ligjore e miratuar javën e kaluar u jep ligjvënësve një rol dominues në emërimin e gjyqtarëve, një lëvizje që sipas partive të opozitës dhe grupeve të të drejtave do t'i bënin gjyqtarët objekt të ndikimit politik.
Reforma ka ndeshur edhe në kritikat e BE-së, që e cilësoi gjithashtu miratimin e saj si shkelje të pavarësisë së gjyqësorit.
Protestat e së dielës janë më të fundit të një vargu protestash kundër qeverisë, që kur partia korservatore e populiste për Ligjin dhe Drejtësinë mori pushtetin më 2015.
Facebook Forum