Lidhje

Studim: Klima e lagësht nuk ka gjasa edhe për 10 mijë vjet


Dy stalagmite të nxjerra nga një shpellë në Iran kanë regjistruar ndryshimet klimatike për rreth 128 mijë vjet. Analizmi i përbërjes së tyre kimike bëri që hulumtuesit të arrinin në përfundimin se moti i thatë në këtë rajon nuk pritet të ndryshojë gjatë 10 mijë viteve të ardhshme.

Ndërsa pikojnë ngadalë në tokë, pikat e ujit të mbushura me minerale që formojnë stalagmitet, krijojnë dhe arkivojnë ndryshimet klimatike jashtë shpellës.

Këto stalagmite nga shpella Qal’e Kord[[AHL-lay kourd]]në Iran, përmbajnë të dhëna mbi reshjet në Lindjen e Mesme nga 70 mijë deri 130 mijë vjet më parë.

Hulumtuesit në fakultetin “Rosenstiel” të Universitetit të Miamit në Florida,morrën mostra nga pjesë të ndryshme të stalagmiteve dhe studiuan izotopet e oksigjenit.

Kështu, ata ndërtuan historikun e reshjeve në rajon me kalimin e kohës. Ciklet e periudhave të thatësirës dhe lagështisë përkonin me këndin e Tokës drejt Diellit dhe sasinë e energjisë diellore të marrë. Sevag Mehterian merret me studimin e klimës.

“Ndërsa Toka afrohej dhe largohej nga dielli gjatë mijëra viteve, energjia diellore që përfitoi ishte në rritje. Kjo enegji do të bënte që të avullonte uji nga Detin Mesdhe dhe përfundimisht ky ujë i avulluar të kthehej në formë reshjesh në rajonin e Lindjes së Mesme. Vumë re me saktësi këto të dhëna në kampionet e marra nga stalagmitet.”

Kjo prirje, nga energjia diellore maksimale në energjinë minimale të ditëve të sotme – përsëritet çdo 20 mijë vjet dhe ishte një fenomen botëror.

“Krahasuam gjetjet tona me ato të projektit të veriut të Groenlandës për bërthamën akullnajore, që njihet për famën e saj dhe sedimentet detare nga Atlantiku. Krahasuam të dhënat nga mikroorganizmat që jetonin në sedimente me izotopet e oksigjenit atje dhe gjetëm të njëjtat të dhëna në të gjitha kampionet nga rajone të ndryshme të botës.”

Ndërsa mund të duket se energjia më e madhe diellore do të krijonte një botë më të nxehtë dhe më të lagësht,hulumtuesi shpjegon se ka një ndryshim mes energjisë që vjen nga jashtë planetit dhe gazet që bllokojnë daljen e nxehtësisë nga atmosfera e Tokës.

“Është një mekanizëm i ndryshëm i ngrohjes që aktualisht nuk është në gjendje të ngrohë ujin mjaftueshëm sa të avullojë dhe ta kthejë në reshje të dobishme për rajonin.”

Studimi i publikuar në revistën “Quaternary Science Reviews”, parashikon se thatësira ka gjasa të vazhdojë për 10 mijëvjeçarin e ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG