Lidhje

Takim i dytë Trump-Putin, i panjoftuar më parë


Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin, kanë zhvilluar një takim të dytë mes tyre që nuk ishte bërë publik më parë, gjatë takimit të Grupit të Njëzetëshes në Gjermani.

Të martën në mbrëmje zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë konfirmuan se biseda mes dy udhëheqësve u zhvillua gjatë një darkës zyrtare të G-20.

Po ata nuk dhanë asnjë detaj se çfarë është biseduar në takimin që zgjati rreth një orë.

Në një reagim të tij Twiter presidenti Trump hodhi poshtë njoftimet në shtyp për një “darkë sekrete” me presidentin Putin.

Takimi i parë mes dy udhëheqësve zgjati më shumë se dy orë. Presidenti amerikan tha se zoti Putin mohoi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.

Por agjencitë amerikane të zbulimit kanë bërë të ditur se nuk ka dyshim rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

Një Prokuror i Posaçëm po përpiqet të përcaktojë nëse zyrtarë të fushatës së zotit Trump bashkëpunuan me Moskën me qëllimin për të ndërhyrë në proces.

XS
SM
MD
LG