Lidhje

Presidenti i Polonisë do të vendosë veton ndaj dy ligjeve për reformën në drejtësi


Presidenti i Polonisë thotë se do të përdorë veton ndaj dy prej tre projektligjeve të miratuara kohët e fundit nga ligjvënësit për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit.

Presidenti Andrzej Duda njoftoi vendimin e tij në televizion të hënën, ditë pas protestave masive në rrugë.

"Unë kam vendosur të kthej në parlament dy ligjet, që do të thotë se do të vë veton ndaj ligjit për Gjykatën e Lartë, dhe ligjit për Këshillin Kombëtar të Drejtësisë", tha ai.

Të dy këto ligje përgjithësisht konsiderohen si sfida për pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe janë pjesë e një rregullimi ligjor, të planifikuar nga Partia për Ligj dhe Drejtësi, që qeveris vendin.

Ligji i tretë riorganizon funksionimin e gjykatave lokale dhe presidenti Duda tha se do ta nënshkruante atë.

Projektligji për Gjykatën e Lartë do ta kishte vënë gjyqësorin nën kontrollin politik të partisë në pushtet, me ministrin e drejtësisë, i cili është gjithashtu prokuror i përgjithshëm, dhe që ka fuqinë për emërimin e gjyqtarëve. Presidenti Duda është ka kundërshtuar që një prokuror i përgjithshëm të ketë kaq shumë kompetenca.

Në marrjen e vendimeve të tij, presidenti Duda doli hapur për herë të parë me Jaroslaw Kaczynskin, i cili është udhëheqësi i Partisë për Drejtësi, dhe udhëheqës de facto i vendit, por nuk mban post zyrtar.

Presidenti tha se besonte se Polonia ka nevojë për reforma të gjyqësorit, por nuk mendon se këto dy ligje do të ngrinin ndjenjën e sigurisë dhe drejtësisë në vend.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG