Lidhje

Turqi, dhjetëra gazetarë akuzohen për mbështetje të një grupi terrorist


Shtatëmbëdhjetë punonjës të një gazete të opozitës turke dolën sot para gjyqit, të akuzuar për mbështetjen e një grupi terrorist, një rast ky që shihet nga kritikët e qeverisë si një shenjë tjetër se liria e shprehjes është vënë nën sulm.

Me thirrjet "Shtypit nuk mund t’i mbyllet goja", një numër demonstruesish të mbledhur jashtë gjykatës qendrore të Stambollit protestuan kundër ndjekjes penale të gazetarëve, drejtuesve dhe avokatëve të gazetës Xhumuriet, e cila ka një traditë të njohur laike.

Prokurorët kanë kërkuar deri në 43 vjet burg për stafin e gazetës, duke përfshirë disa nga gazetarët më të njohur të Turqisë, të cilët akuzohen se kanë vënë në shënjestër presidentin Tayyip Erdogan përmes "metodave të luftës asimetrike". Gazeta i ka quajtur akuzat "imagjinare dhe shpifje".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG