Lidhje

Venezuelë: Maduro kërcënon me burgosje anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë


Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro ka kërcënuar të burgosë anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, të emëruar nga Asambleja Kombëtare e mbizotëruar nga opozita.

Dhuna gjatë katër muajve të trazirave antiqeveritare në vend, ka shkaktuar vdekjen e 100 vetëve, plagosjen e mijëra të tjerëve, ndërsa qindra vetë janë burgosur. Ekonomia ndërkohë është dobësuar edhe më tej në vitin e katërt të një rënieje të thellë.

"Unë po përgatitem që javën e ardhshme ata do të njoftojnë se do të emërojnë një Këshill të ri Kombëtar Zgjedhor, të rremë, anti-kushtetues, si këta njerëz që kanë emëruar, që po marrin kontroll në mënyrë të paligjshme, që do të përfundojnë në burh një nga një. Të gjithë do të përfundojnë në burg dhe të gjithëve do t’u ngrihen pasuritë, llogaritë bankare, gjithçka. Dhe askush nuk do t’i mbrojë"

Në një fjalim në televizion të dielën, President Maduro sulmoi gjithashtu Presidentin amerikan Donald Trump dhe disa udhëheqës të Amerikës Latine për deklaratat kundër planit të tij për të rishkruar kushtetutën.

"Të djathtët imperialistë besojnë se mund t’i japin urdhra Venezuelës. I vetmi që mund të jape urdhra është populli i Venezuelës. Këtu vendos populli i Venezuelës. Qeveritë e huaja imperialiste dhe të huajt nuk japin urdhra këtu”.

Opozita e Venezuelës ka deklaruar një grevë dyditore kombëtare që ka si synim të ushtrojë trysni ndaj zotit Maduro për të anuluar zgjedhjet e debatueshme të 30 qershorit për një organizën që do të ngarkohet me riformulimin e kushtetutës së vendit.

Protestuesit në Karakas marshuan drejt gjykatës së lartë të vendit të shtunën, duke hedhur slogane që denonconi n planin e zotit Maduro për të rishkruar kushtetutën. Trupat e Gardës Kombëtare përdorën gaz lotsjellës në të paktën një rast, duke bllokuar protestuesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG