Lidhje

Shqipëri-Maqedoni, mbledhje të përbashkët mes qeverive


Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Pogradec vjeshtën e ardhshme. Kjo u bë e ditur nga ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologun e tij maqedonas Nikolla Dimitrov

“Ky do jetë një zhvillim i ri në marrëdhëniet tona, se do na krijojë mundësinë që përmes këtij mekanizimi të prioritizojmë sektorët e bashkëpunimit për të lehtësuar realizimin e projekteve strategjike që do të sigurojnë financimin përmes fondeve europiane e ndërkombëtare si dhe zbatimin e tyre”, theksoi zoti Bushati.

Ai shpjegoi se për mbledhjen e përbashkët kishin rënë dakort më parë edhe kryeministrat e të dy vendeve në bisedimet e tyre gjatë Takimit të Nivelit të Lartë të Triestes më 12 Korrik. Zoti Bushati vlerësoi platformën e paraqitur nga qeveria e re maqedonase duke nënvizuar se Maqedoni mbetet një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Ai theksoi se stabiliteti i këtij vendi dhe harmonia ndëretnike mes komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar është e një rëndësie specifike si për vetë Maqedoninë ashtu dhe për Shqipërinë.

Ministri Dimitrov nga ana e tij, theksoi se qeveria e Shkupit ka si objektiv barazinë e qytetarëve të vet, e në këtë kuadër edhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është në interes jo vetëm të shqiptarëve por të gjithë qytetarëve të vendit të tij. Dërgimi i ligjit për shqyrtim në Komisionin e Venecias do të bëjë sipas ministrit Dimitrov, që teksti të jetë në respekt të Kushtetutës së Maqedonisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG