Lidhje

Prishtinë, katër të vdekur në një aksident trafiku


Kosovo, Prishtina

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur në hyrje të Prishtinës.

Në një komunikatë të policisë së Kosovës thuhet se “mbrëmë, pas mesnate, rreth orës 00:57, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë. Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona 2 meshkuj dhe 2 femra kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor”,thuhet në njoftimin e policisë.

Trafiku rrugor në Kosovë është shndërruar në një nga shqetësimet e mëdha për shkak të numrit të madh të aksidenteve. Specialistë të fushës thonë se aksidentet radhiten në mesin e shkaktarëve më të shpeshtë të vdekjeve në vend.

Sipas policisë së Kosovës, vetëm në rajonin e Prishtinës nga janari i këtij viti në aksidente kanë humbur jetën 19 veta, ndërsa në gjashtë muajt e parë në gjithë Kosovën kanë humbur jetën 50 persona.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG