Lidhje

SHBA dhe NATO, stërvitje ushtarake në Gjeorgji


Nato filloi dje stërvitjen ushtarake "Nobel Partner 2017" në Gjeorgji, ku po marrin pjesë 2,800 ushtarë nga pesë vende anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe tre vende partnere të Nato-s. Stërvitja dy javëshe përkon me vizitën e sotme të Nënpresidentit amerikan Mike Pence në këtë vend ish-sovjetik.

Stërvitja ushtarake në Gjeorgji
please wait

No media source currently available

0:00 0:30:04 0:00

Në stërvitjen "Nobel Partner 2017", përveç forcave amerikane dhe gjeorgjiane po marrin pjesë edhe ushtarë nga Britania, Gjermania, Turqia, Ukraina, Sllovenia dhe Armenia. Ushtria amerikane në këto stërvitje ka dërguar një kompani të mekanizuar, duke përfshirë disa automjete të rënda luftarake “Bradley” dhe tanket luftarake “M1A2 Abrams”. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara dislokojnë në territorin e Gjeorgjisë makineri të rënda ushtarake.

“Synimi kryesor i stërvitjes është rritja e aftësisë ndërvepruese me partnerët tanë gjerogjianë, sepse ne mësojmë shumë çdo herë që bëjmë stërvitje të përbashkëta”, tha Adam Lackey, kolonel i ushtrisë amerikane.

Kjo është hera e tretë që stërvitjet "Noble Partner" bëhen në Gjeorgji.

Zëvendës komandanti i Shtatmadhorisë gjeorgjiane, koloneli Nikoloz Janjgava tha se stërvitja e këtij viti është e vaçantë sepse në të po marrin pjesë 2,800 ushtarë nga pesë vende të Natos dhe tre vende partnere.

“Gjeorgjia është krenare që është mikëpritëse e kësaj stërvitjeje sepse ne për një kohë gjatë kemi punuar me trupat e Natos dhe të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një nga kontribuesit më të mëdhenj për nga numri i trupave në misionin trajnues të Natos në Afganistan. Prandaj, për ne është e rëndësishme që të kemi më shumë stërvitje dhe integrim me Naton dhe ushtrinë amerikane”.

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar ende mbi stërvitjen, por në vitet e mëparshme Moska ka paralajmëruar se stërvitjet mund të destabilizojnë rajonin, një akuzë e mohuar nga zyrtarët gjeorgjianë dhe diplomatët e amerikanë.

“Mendoj se stërvitjet nuk janë të drejtuara kundër asnjë vendi. Ato kanë për synim të ndihmojnë Gjeorgjinë të rrisë kapacitetet ndërvepruese në operacionet ndërkombëtare si ai në Afganistan. Ato kanë për synim të ndihmojnë integrimin e Gjeorgjisë në komunitetin e kombeve”, tha ambasadori amerikan në Gjeorgji, Ian Kelly.

Ndërkohë, Nënpresidenti amerikan Mike Pence, sot në Estoni para se të nisej drejt Gjeorgjisë tha se "Rusia është një kërcënim i paparashikueshëm".

Rusia dhe Gjeorgjia në gusht të vitit 2008 u përfshinë në një luftë mbi rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut. Moska vazhdon të ketë prani ushtarake atje dhe vazhdon ta mbështesë Abkhazinë, një tjetër rajon separatist gjeorgjian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG