Kosova ka hyrë në javën kur pritet të mbahet seanca e parë e parlamentit e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Kjo javë shihet edhe si vendimtare për koalicionin fitues për të dëshmuar nëse do të mund të sigurojë votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja. Derisa koalicioni fitues pret që t'i formojë ato më datën 3 gusht kur edhe është thirrur seanca konstituive e parlamentit, subjektet tjera vazhdojnë të refuzojnë çdo bashkëpunim me koalicionin fitues, duke e bërë krijimin e institucioneve një proces sfidues. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu
Facebook Forum