Lidhje

Xi: Kina nuk do t’u dorëzojë territoret e saj forcave të jashtme


Presidenti kinez Xi Jinping shënoi 90 vjetorin e themelimit të ushtrisë me një deklaratë se vendi i tij nuk do t’u dorëzojë kurrë asnjë nga territoret e tij forcave të jashtme.

Në ceremoninë e mbajtur në Pekin me rastin e përvjetorit të ushtrisë, zoti Xi theksoi mesazhin e tij të krenarisë përpara një audience të gjerë zyrtarësh të lartë partiakë dhe të ushtrisë, që është krahu i armatosur i Partisë Komuniste në pushtet.

Kina është e përfshirë në kontestime të shumta territoriale, veçanërisht në Detin e Kinës Jugore, ku ka transformuar disa ishuj artificialë dhe shkëmbinj nënujorë në instalime ushtarake, duke mos përfillur pretendimet e fqinjëve të saj të Azi-Paqësorit.

Ushtria kineze po kalon nëpër një program ambicioz modernizimi nën udhëheqjen e Presidentit Xi, duke shtuar teknologji të reja dhe aeroplanmbajtëse në përpjekje për të konkurruar Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG