Lidhje

Venezuelë, zyrtarët hedhin poshtë pretendimet për manipulim votash


Venezuela investigation
Venezuela investigation

Kryetarja e Këshillit Kombëtar zgjedhor të Venezuelës hodhi poshtë një raport, i cili thoshte se numri i votuesve që morën pjesë në votimin për zgjedhjen e një asambleje të re dhe rishikimin e kushtetutës ishte "manipuluar" dhe ishte fryrë me të paktën një milion njerëz. Opozita pretendon se votimi ishte manipuluar për të mbushur asamblenë me mbështetës të presidentit Nicolas Maduro dhe ka bërë thirrje për hapjen e hetimeve.

Zyrtarja më e lartë zgjedhore në Venezuelë hodhi poshtë pretendimin për manipulim të një firme teknologjike britanike që merret me analizimin e të dhënave zgjedhore.

"Deri tani kemi numëruar 181 makina të votimit të djegura, institucioni ynë ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë nga sulmet kibernetike ndaj faqes sonë zyrtare të internetit. Kjo ilustron një sulm të pashembullt që ka për synim të shkatërrojë institucionin zgjedhor dhe të pengojë zgjedhjen e Asamblesë Kombëtare Kushtetuese."

Qeveria tha se më shumë se tetë milionë njerëz votuan të dielën.

Opozita pretendon se votimi ishte manipuluar për të mbushur asamblenë me mbështetës të presidentit Nicolas Maduro.

Udhëheqësi i opozitës, e cila kishte shumicën në Asamblenë Kombëtare, tha se legjislatura do të kërkojë një hetim mbi pretendimet se shifra zyrtare të pjesëmarrjes në votim është fryrë qëllimisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG