Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të zyrtarizojë rolin e bashkëshortes së presidentit mes polemikave mbi koston dhe statusin e Zonjës së Parë.
Sot zyra e zonjës Brigitte Macron njoftoi se zyra e presidentit do të ketë një komunikim zyrtar në ditët e ardhshme.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, 39-vjeçari i qendrës premtoi më shumë "transparencë" lidhur me këtë çështje. Në Francë Zonja e Parë nuk ka status zyrtar.
Ndërsa popullariteti i presidentit po bie sipas sondazheve, më shumë se 270 mijë persona kanë nënshkruar një peticion javët e fundit kundër planit për t’i dhënë një buxhet të financuar nga tatimet për aktivitetet e gruas së tij.
Zoti Macron dikur ka thënë se dëshironte t'i jepte fund "hipokrizisë franceze" për statusin e bashkëshortëve presidencialë. Personi që jeton me presidentin "duhet të jetë në gjendje të luajë një rol dhe të njihet për atë rol", por nuk do të paguhet për të, tha ai përpara se të zgjidhej president.
Zoti Macron krijoi një ekip të pandashëm me gruan e tij Brigitte gjatë fushatës presidenciale, një gjë e parë më shpesh në Amerikë sesa në Francë.
Brigitte Macron 64 vjeç, ish mësuese gjimnazi e Emmanuel Macronit, mori pjesë në shumicën e tubimeve të bashkëshortit saj. Presidenti nuk e fsheh se ajo është gjithashtu këshilltarja i tij e ngushtë politike.
Facebook Forum