Lidhje

Tiranë: Ekonomia informale dhe standardet europiane


Tiranë: Ekonomia informale dhe standardet europiane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Korrupsioni dhe ekonomia informale janë një sfidë e vazhdueshme në ballafaqimin e shtetit me bizneset në Shqipëri. Inspektoriatet shqiptare kryen vitin e kaluar mbi 80 mijë kontrolle të planifikuara, ndërsa sivjet numri i inspektimeve po ulet, falë teknologjive të reja, që ulin shanset përkorruptim të inspektorëve nga biznesi.

Tiranë: Ekonomia informale dhe standardet europiane
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Inspektoriati Qendror i Shqipërisë bëri sot të ditur se ka modernizuar kontrollin mbi bizneset në përpjekje për të ulur evazionin fiskal, për të goditur korrupsionin dhe shkelje ligjore të tjera.

Dokumentimi më i mirë i kontrolleve online dhe transparenca e tyre po shmang rryshfetet e vet inspektorëve gjatë kontrolleve të planifikuara dhe po ul ekonominë informale.

Reforma ligjore dhe përmirësimet teknike të kontrolleve janë pjesë e ndihmës disa vjecare që po u jep vendeve të rajonit USAID për të rritur ekonominë e rregullt dhe për të pakësuar evazionin fiskal.

Krahas USAID, inspektoriatet shqiptare kanë patur një mbështetje të vazhdueshme në përpjekjet e tyre edhe nga Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe nga shtete e institucione partnere të perëndimit, duke nisur nga ndryshimet ligjore në ligjin për inspektimin dhe deri në ristrukturimin dhe pajisjen e tyre teknike.

Nisma e Inspektoriatit Qendror synon ndryshimin e mendësisë së inspektimit nga një proces ndëshkues për biznesin në një proces ndihmës për të.

Më shumë transparencë e profesionalizëm, besojnë ata, mund të shkëputin korrupsionin dhe lidhjet klienteliste të inspektorëve me bizneset abuzive, si dhe mund të arrihen standartet e prodhimit të kërkuara nga ligjet shqiptare dhe ato të BE-së.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG