Lidhje

Retorika e ashpër, shqetëson investitorët


Shkëmbimi i kërcënimeve dhe retorikës së ashpër mes Koresë së Veriut dhe presidentit Donald Trump ka tronditur shumë investitorë. Çmimet e aksioneve pësuan rënie në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara ndërkohë që është rritur kërkesa për investime të sigurta si ari.

Treguesit kryesorë të bursës në Hong Kong, Gjermani dhe Francë u ulën më shumë se një përqind. Aksionet e bursave në SHBA ranë 0,4 për qind mesditën e së mërkurës. Përpara shkëmbimit të deklaratave të ashpra të martën, tregu amerikan i aksioneve kishte shënuar një seri rekordesh të larta.

Kërkesa për ar, një mënyrë tradicionale për të mbrojtur asetet në periudha të trazuara, e rriti të mërkurën çmimin e metalit të çmuar me rreth një për qind. Çmimi i naftës shënoi gjithashtu rritje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG