Lidhje

Rritet numri i mikro-apartamenteve në Hong Kong


Mikro-apartamentet janë një prirje e re në qytetet perëndimore, ku njerëzit po preferojnë banesa më të vogla si simbol i statusit. Ndërkohë, në Azi banesat e vogla nuk janë thjeshtë një prirje, por një stil jetese. Siç njofton Faiza Elmasry, në Hong Kong, që shpesh klasifikohet si qyteti me tregun më të shtrenjtë të shtëpive në botë, apartamentet po zvogëohen gjithnjë e më shumë.

Kjo ndërtesë apartamentesh në zemër të Hong Kong duket si një banesë e përsosur për profesionistët e rinj.

Por Donny Chan nuk është dakord me këtë vlerësim, pjesërisht për shkak se apartament i tij është vetëm rreth 18 metra katrorë.

"Ndjehem sikur po rikthehem në këtë kuti. Duhet të kaloj edhe 10 ose 11 orë këtu, duke përfshirë kohën e gjumit. Pra, çdo herë që kthehem në banesë ndjehem si mace e ndrydhur në një kuti."

Qeraja është 1300 dollarë në muaj, sa një e treta e pagës së tij mujore.

Në përgjithësi, apartamentet në Hong Kong po bëhen më të vogla dhe më të shtrenjta.

Por kjo mund të çojë në zgjidhje novatore. Pasi Andy Knight dhe bashkëshortja e tij blenë këtë apartament me një dhomë gjumi, me një hapësirë prej 28.7 metrash katrorë, ata e transformuan atë.

"Për mua, një nga karakteristikat e preferuara që ka ky apartament është sistemi i sofistikuar i argëtimit. Për gruan ndoshta janë kuzhina dhe vaska nga ku ajo mund të shikojë filmat e saj të preferuar televiziv".

Arkitektët Yannis Chan dhe Derek Lau kanë projektuar njësinë 'The Pit Stop', e cila mund të kryejë funksione të shumëfishta.

Muret mund të shërbejnë si rafte librash, por edhe mund të lëvizen për të krijuar më shumë hapësirë banimi.

Shkallët që të çojnë në një platformë gjumi mbi banjon shërbejnë edhe për të mbajtur orenditë personale. Tavolina mund të paloset në mur.

"Tipari im i preferuar i këtij apartamenti është rafti i hapur i librave, i cili mund të shërbejë edhe si një mur ndarës i lëvizshëm”.

Këtë vit, 30 për qind e më shumë se 17.000 apartamenteve që pritet të pëfundohen në Hong Kong do të jenë më të vogla se 30 metra katrorë. Ky numër pritet të rritet në 43 për qind vitin e ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG