Në Shqipëri po shfaqen vështirësitësitë e para me energjinë elektrike. Një pjesë përherë e më e madhe po blihet nga jashtë vendit të përfshirë nga thatësira.
Ndërsa hidrocentralet po boshatisen, studiues të ekonomisë mendojnë që kriza energjitike mund të shndërrohet edhe në krizë buxhetore, duke vënë në dyshim rritjen ekonomike.
Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.
Ekonomia shqiptare gjendet përpara një krize energjitike, e cila rrezikon të shndërrohet edhe në një krizë buxhetore.
Kështu deklaroi sot studiuesi i njohur i ekonomisë, profesor Arben Malaj. Ai vlerësoi përmirësimin e menaxhimit në shpërndarjen e saj, por nga ana tjetër hidrocentralet u boshatisën dhe nevojitet blerje masive e energjisë nga jashtë vendit, duke rënduar buxhetin e shtetit.
Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare pohuan se deri në fund të vitit ekonomia shqiptare mund të rritet disa pikë më tepër nga parashikimi, për shkak të përmirësimeve në ekonomitë partnere si Italia, Greqia dhe eurozona, dhe zhvillimi i sektorëve si ndërtimi dhe turizmi.
Ndërkaq sistemi bankar është duke pastruar tabelat e kredive të këqija dhe pa shpresa për kthim, dhe kreditë e këqija kanë zbritur nga -25% në -15 %.
Nga ana tjetër po rritet kreditimi për sektorin privat, konsum dhe pasuri të patundshme, por nuk ka ndodhur kështu me kreditimi bankar për biznesin e madh të prodhimeve, ndërtimit etj.
Profesor Malaj thotë se ekonomia po has vështirësitë ciklike të një viti zgjedhor, por shpenzimet janë mbajtur nën kontroll dhe investimet janë realizuar sipas programit.
Ai thekson se punësimi si rregull, duhet të rritet aq sa rritet ekonomia, por analiza se si shpërndahen të ardhurat për t'u shndërruar si përfitim në ekonominë familjare nuk është një punë e lehtë.
Për shkak të zgjedhjeve, vendi tre muaj, që vonon ndërrimin e qeverive, ligjvënësve dhe zyrtarëve, ndërkohë që ka nevojë të ristrukturojë sistemin e taksave, për të lehtësuar punësimin.
Ekonomia shqiptare ka ende një nivel të lartë borxhi publik, pohojnë studiuesit, dhe ai mund të zbutet pas një rritje ekonmike më të madhe, por ulja e borxhit është detyrë e ngutshme, sakohë që ai rrezikon qëndrueshmërinë makro-ekonomike të vendit.
Politikat e reja qeveritare nuk duhet ta rritin borxhin publik, theksojnë ata, por duhet të mbështetin bujqësinë, industrinë dhe sektorët, që sjellin rritje ekonomike më të madhe.
Facebook Forum