Lidhje

Evropa në alarm, vezë të kontaminuara


Illustration picture of eggs

Komisioneri Europian i ngarkuar për çështjet e sigurisë ushqimore bëri thirrje për një takim urgjent të ministrave për të diskutuar mbi kontaminimin e vezëve, duke tërhequr vëmendjen që qeveritë e ndryshme të mos i hedhin fajit njëra-tjetrës.

"Fajësimi dhe turpërimi nuk na çon askund dhe unë dua ta ndal këtë", tha komisioneri i shëndetësisë i BE-së, lituanezi Vytenis Andriukaitis.

Ai tha se shpresonte të mblidhte një takim të ministrave dhe përfaqësuesve të agjencive të ndryshme kombëtare të sigurisë ushqimore përpara fundit të shtatorit.

Miliona vezë dhe produkte me bazë veze janë tërhequr nga supermarketet evropiane në të paktën 11 vende, pas skandalit që shpërtheu në 1 gusht. Deri më tani, nuk është raportuar asnjë i sëmurë nga vezët e ndotura.

Disa autoritete rregullatore kombëtare kanë shprehur shqetësimin se vezët e kontaminuara me insekticidin “Fipronil”, të cilat mund të dëmtojnë veshkat, mëlçinë dhe gjëndrat tiroide të njerëzve. Ato kanë hyrë në zinxhirin ushqimor, kryesisht përmes produkteve të përpunuara si biskota dhe ëmbëlsira.

Ndërkohë, policia në Holandë arrestoi të enjten dy persona nën dyshimin se kanë përdorur një pesticid të ndaluar, ndërsa hetimi për vezët e kontaminuara vazhdon.

Autoritetet belge dhe holandeze bastisën të enjten një numër fermash me shpendë, por nuk ofruan detaje rreth kompanive që u kontrolluan.

Autoritetet britanike besojnë se në vend janë importuar rreth 700 mijë vezë të kontaminuara dhe Agjencia e Standardeve Ushqimore ka publikuar një listë të produkteve që kanë në përbërje vezët.

Autoritetet daneze thanë se 20 ton vezë të kontaminuara ishin shitur në Danimarkë, por paralajmëruan se vezët nuk paraqesin rrezik për njerëzit.

Numri më i vogël i vezëve u raportua në Luksemburg dhe Sllovaki, por autoritetet në këto vende i shkatërruan produktet që përmbajnë vezë ose ua kthyen ato prodhuesve.

Autoritetet në Suedi, Zvicër, Rumani dhe Francë gjithashtu raportuan se kishin gjetur vezë të kontaminuara.

Disa vende si Holanda dhe Belgjika po përballen me pyetje në rritje rreth asaj se si nisi skandali dhe nëse publiku është mbajtur plotësisht në dijeni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG