Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions i është përgjigjur kritikave lidhur me deklaratën e presidentit Donald Trump të shtunën pas dhunës që shpërtheu në një protestë në Sharlotsvill të Virxhinias.
Sipas zoti Sessions deklarata është interpretuar në mënyra të ndryshme.
Ai i tha rrjetin televiziv "NBC" se presidenti Trump kishte "dënuar në mënyrë të qartë dhunën dhe se ishte plotësisht kundër vlerave të përkrahura nga organizata e "supremacistëve të bardhë".
Prokurori i Përgjithshëm tha se ai pret që presidenti Trump të thotë më shumë, kur u shpreh se "mendoj se do ta dëgjoni atë përsëri sot". Ai vuri në dukje se Shtëpia e Bardhë e kishte dënuar shprehimisht dhunën e ushtruar nga të bardhët supremacistë në një deklaratë të dielën.
Zoti Session i tha rrjetit televiziv se "mendon se ai do të bëjë atë që është e duhur ndërkohë që faktet kanë dalë''.
Sipas prokurorit të përgjithshëm ai dhe zyrtarë të FBI-së do të takohen sot me presidentit Trump, lidhur me këtë çështje.
Facebook Forum