Lidhje

Kosovë, diskutime për qeveri më të gjerë


Kandidati për postin e kryeministrit nga koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj tha të hënën se po bëhen përpjekje që të formohet një qeveri me bazë më të gjerë dhe sipas tij diskutimet janë fazën përmbyllëse. Ai tha se pret që në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

“I kemi dhënë përparësi dhe besoj në këtë dhe tashmë e vëreni edhe vet një qeverisjeje më të gjerë më gjithëpërfshirëse, proceset janë në finale dhe nuk dua të precizoj më shumë por janë në finale”, tha ai.

Kosovë, diskutime për qeveri më të gjerë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Që nga tre gushti partitë politike nuk po arrijnë të konstituojnë parlamentin e Kosovës për shkak të mungesës së votave për ta votuar kryetarin e parlamentit, post ky që i takon koalicionit fitues.

Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës kundërshtojnë kryetarit të Partisë Demokratike Kadri Veseli për kryetar të parlamentit.

Zoti Haradinaj tha se gjendja aktuale nuk do të zgjasë pakufi dhe u bëri thirrje partive politike që të ndihmojnë zhbllokimin e situatës. Ai tha se të gjitha subjektet parlamentare mbajnë përgjegjësi për bllokadën e krijuar në parlament.

“Konstituimi i parlamentit nuk është temë vetëm e koalicionit fitues. Gjetja e një preteksi pse nuk e konstituojmë parlamentin për një emër, cilido qoftë ai nuk tregon shumë realizëm, këtë të drejta ja ka dhënë gjykata dhe kushtetuta e ka paraparë për ta”, tha zoti Haradinaj.

Në anën tjetër, lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës janë duke bërë përpjekje për të afruar qëndrimet e tyre për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Këto dy subjekte synojnë të krijojnë shumicën parlamentare me qëllim formimin e qeverisë, nëse dështon në këtë përpjekje, koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, si koalicioni që ka të drejtën të provojë i pari formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.

Por, lidhja e mundshme e koalicioneve paszgjedhore duket të jetë shumë sfiduese, pasi që të gjitha subjektet politike vazhdojnë të mbajnë qëndrime të forta përballë bashkëpunimeve ndërmjet tyre, gjë që e bënë proces të vështirë zhbllokimin e situatës në të cilën po kalon Kosova.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG