Lidhje

E ardhmja e punës në Shtetet e Bashkuara


.
.

Punëtorët amerikanë po përballen me një paradoks. Shumë prej tyre nuk gjejnë dot punë, ndërsa shumë kompani thonë se nuk gjejnë dot kandidatët e përshtatshëm për të plotësuar vendet e punës. Ekspertët thonë se kjo shkaktohet prej të ashtuquajturit “boshllëk të aftësive”, dmth kur ka mospërputhje midis aftësive të disponueshme dhe kërkesave të vendit të.

Për dekada me radhë, punëtorët amerikanë mund të gjenin punë në fabrikat ku prodhoheshin lloje të ndryshme mallrash, si dhe në sektorin e ndërtimit dhe në qendra përpunimi.

Por, konkurrenca e fortë, në veçanti nga Kina, kostoja në rritje e materialeve bazë, si dhe nivelet e larta të sigurimeve shëndetësore dhe pensioneve, ndikuan në nivelin e fitimit. Për rrjedhojë, shumë kompani i zhvendosën fabrikat e tyre në vende të tjera me kosto më të ulët pune.62-vjeçari Herbie Mays, nga Ohio, është ndër punëtorët që u shkurtuan.

“Kam luftuar që të gjej çfarë duhet të bëj, por nuk kam gjetur një përgjigje”, thotë zoti Mays.

Është krijuar përshtypja se automatizimi po eliminon vendet e mirëpaguara të punës manuale.

“Shumë njerëz thonë se robotët do të marrin vendet e punës. Por, realisht robotët do të ndihmojnë në atë çfarë ne bëjmë”, thotë sipërmarrësi Jaylen Britton.

Ekonomistët thonë se përgjigja mund të gjendet në konceptin e vjetër të sipërmarrjes, pra nëpërmjet kombinimit të arsimit dhe të trajnimit gjatë punës. Në vende si Danimarka, kjo traditë i shpëtoi shumë vende pune që do të ishin humbur.

“Mund të them se tani kemi më shumë vende pune në Danimarkë krahasuar me 15 vite më parë”, thotë Jesper Haugaard, i rrjetit “Novozymes Optimization”.

Në vitin 2016, nga 146 milionë vende të reja pune në SHBA, vetëm gjysëm milioni u mbushën nga stazhierë të robotikës, si 37-vjeçari A.J. Scherman.

Ai thotë se shumica e amerikanëve as nuk e dinë se çfarë do të thotë.

((A.J. SCHERMAN, STAZHIER I ROBOTIKËS))

“Kur i them dikujt se jam një stazhier, pyetja e parë është ‘A ka të ardhura?’. Dhe sigurisht që ne kemi fitime të mira”, thotë zoti Scherman.

Shumë fabrika amerikane tashmë e ofrojnë stazhin. Por, që ky sistem të shtrihet në mbarë vendin do të duhet financim i konsiderueshëm nga qeveria, gjë për të cilën deri më tani nuk është debatuar në Kongresin amerikan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG