Lidhje

Qindra udhëheqës fetarë bëjnë thirrje për drejtësi për të gjithë


The Reverend Al Sharpton, third from right, leads a march to the Department of Justice during the 1,000 Ministers March for Justice in Washington, Aug. 28, 2017.

Pesëdhjetë e katër vjet më parë, udhëheqësi i të drejtave civile, Martin Luther King Jr. mbajti në Uashington fjalimin e famshëm “Unë kam një ëndërr”. Historianët thonë se fjalimi ndryshoi të ardhmen për afrikano-amerikanët. Të hënën, qindra udhëheqës shpirtërorë dhe besimtarë të shumë feve e kujtuan këtë fjalim me një marshim për drejtësi në kryeqytetin amerikan. Siç na njeh materiali në vazhdim, marshimi i sivjetshëm mbante një mesazh të zymtë nën klimën e ngjarjeve të dhunshme të kohëve të fundit.

Ata thonë se Zoti i dëgjon lutjet, dhe marshimi ishte një lutje për drejtësi. Jo të gjunjëzuar, por në marshim, duke kërkuar dhënien fund të racizmit, antisemitizmit dhe diskriminimit. Catherine Lynch është e komunitetit LGBT dhe e fesë hebraike.

“Nuk është vetëm çështje e zezakve, por edhe e hebrenjëve. Është një çështje për të gjithë ne, sepse të gjithë ne kemi një pjesë të asaj që jemi që është vënë në shënjestër nga këto grupe.”

Me fjalën “këto grupe” ajo i referohet një incidenti të dy javëve më parë në Sharlotsvill, Virxhinia. Një grup supremacistësh të bardhë dhe ekstremistë të tjerë mbajtën një tubim dy-ditor, që u shënua me shprehje të urrejtjes. Një supremacist i bardhë ngau makinën mbi një turmë anti-protestuesish, duke vrarë një grua dhe lënduar 19 të tjerë.

Që nga atëherë, shumë thonë se vendi ka bërë një hap prapra në kohë dhe tani është i ndarë në mënyrë të rrezikshme.

E përndershmja JoAnn Hilton mbrojti doktoraturën me temën e drejtësisë sociale në sherbesat fetare. Ajo thotë se u takon udhëheqësve fetarë që ta përhapin dhe predikojnë këtë ide.

“Njerëzit i ka zënë gjumi. Mendojnë se jemi në një shoqëri pas racore, por nuk jemi. Racizmi ka qënë i maskuar, por tani me presidentin e ri, ka dalë në sipërfaqe.”

Aaron Shingler është mësues i shkollës së të dielës.

“ Nuk e di me të vërtetë axhendën e tij, por është një axhendë që nuk nxit drejtësinë.”

Një ndalesë e pa planifikuar gjatë marshimit. Një lutje në “Hotelin Trump International” në Bulevardin Pennsylvania. Shumë kanë marshuar në këtë rrugë gjatë epokës së të drejtave civile në vitet 60-të. Tani ata janë me gjeneratën tjetër. Tiffany Rose është një prej tyre.

“Kur shohim që ndodhin padrejtësi në këtë vend, ne duhet të ngrihemi dhe të na dëgjohet zëri.”

Marshimi përfundoi para Departamentit të Drejtësisë. Nuk pati koment të menjëhershëm nga administrata e Presidentit Trump, por pak pas dhunës në Sharlotsvill, Prokurori i Përgjithëshëm Jeff Sessions tha se ndante pikpamjet e presidentit.

“Racizmi, supremacia a bardhë janë tërërisht të papranueshme.”

Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për këta marshues.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG