Shkolla Ndërkombëtare e Shqipërisë nis vitin shkollor
Në Shqipëri fëmijët po përgatiten të nisin vitin e ri shkollor. Por ndonjë prej tyre ka nisur mësimin më herët. Albanian International School është nga shkollat më të veçanta në Tiranë, sepse ndjek programet mësimore amerikane, ka mësues amerikanë me përvojë, si dhe nxënës të kombësive të ndryshme.