Lidhje

Britani, katër arrestime nën dyshimet për lidhje me neonazistët


Policia britanike arrestoi katër ushtarë nën dyshimin se ishin anëtarë të një grupi të jashtëligjshëm neo-nazist që planifikonte veprime terroriste.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se personat ishin pjestarë të ushtrisë.

Autoritetet thanë se ata i përkasin grupit neonazist “Veprimi Kombëtar”, i cili u shpall i jashtëligjshëm në Britani dhjetorin e kaluar, pasi bëri deklarata lavdërimi për vrasjen e deputetes Jo Cox nga një nacionalist i ekstremist të djathtë.

Policia tha se arrestimet u bënë në disa qytete dhe se të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditura, janë midis moshës 22 dhe 32 vjeç.

Sipas autoriteteve, arrestimet ishin rezultat i një operacioni të planifikuar dhe të udhëhequr nga zyrtarët e zbulimit. Ato thanë se gjatë arrestimeve siguria e publikut nuk u vu në rrezik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG