Lidhje

Marshimi kundër racizmit drejt Uashingtonit


Residents and visitors look over the covered statue of Confederate General Robert E. Lee in Emancipation park in Charlottesville, Va., Aug. 23, 2017. The move to cover the statues is intended to symbolize the city's mourning for Heather Heyer, killed whil
Residents and visitors look over the covered statue of Confederate General Robert E. Lee in Emancipation park in Charlottesville, Va., Aug. 23, 2017. The move to cover the statues is intended to symbolize the city's mourning for Heather Heyer, killed whil

Disa javë pas shpërthimit të dhunës në Sharlotsvill mes nacionalistëve të bardhë dhe protestuesve kundër tyre, një grup protestuesish filluan një marshim nga ky qytet i Virxhinias drejt Uashingtonit, për të denoncuar racizmin dhe supremacistët e bardhë. Ndërsa marshuesit po i afroheshin kryeqytetit, korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo iu bashkua atyre dhe përgatiti një kronikë:

Pjesëmarrësit në pjesën e fundit të marshimit kundër racizmit thonë se kjo çështje është tepër e rëndësishme, prandaj nuk duhet injoruar.

"Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të sillet shpirti i Sharlotsvillit në Uashington, pikërisht në këtë kohë, ne nuk mund të vazhdojmë punën si më parë,. – thotë një pjesëmarrëse.

52 vjeçari Thomas Freeman nga zona e Sharlotsvillit thotë se ai është i vendosur të luftojë për të mbrojtur të drejtën.

"Unë jam rritur duke e parë me sy racizmin. Jam arrestuar duke protestuar kundër Ku Klaks Klanit dhe i thashë gjykatësit kur pranova fajësinë, se kur kam qenë fëmijë, njerëzit me ngjyrë nuk mund të jetonin në lagjen time, apo nuk mund të shkonin në kishën ku shkoja unë,.- thtotë një marshues.

Bashkëorganizatorja e marshimit Nelini Stamp, thotë se është e lumtur që gjithshka ka shkuar mirë që nga fillimi, edhe pse kanë ndeshur gjatë rrugës njerëz që janë përpjekur t’i frikësojnë ata. Shumë nga marshuesit janë zemëruar me përgjigjen e Presidentit Trump ndaj dhunës në Sharlotsvill, për të cilën ai fajësoi të dyja palët.

"Si një grua afrikano-latine, jeta ime ndikohet çdo ditë nga supremacia e bardhë dhe ne nuk mund ta lejojmë më një president të marrë detyrën, nëse ai nuk e lufton këtë realitet. Është një mëkat, një kancer i këtij vendi."- thotë një organizatore.

Alyssa Fischer është nga Uashingtoni dhe ajo ka dytë që marshon me grupin.

"Po marshoj sepse supremacia e bardhë është një problem. Unë jam hebreje, por jam edhe e bardhë dhe e kuptoj se është në fuqinë time të protestoj kundër sistemeve që shkaktojnë pabarazi dhe padrejtësi racore,.- thotë një pjesëmarrëse.

Marshuesit vijnë nga pjesë të ndryshme të vendit. Polly Davenport erdhi nga Tulsa e shtetit të Oklahomës dhe që në fillim u bë pjesë e marshimit.

"Kam flluska në këmbë nga ecja dhe jam shumë e lodhur. Dita e djeshme ishte shumë e gjatë, shumë e nxehtë dhe pastaj doli njoftimi për programin DACA. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë."- thotë një marshuese.

Të mërkurën shpërthyen protesta të tjera para Departamentit të Drejtësisë, pasi Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions njoftoi pezullimin e programit DACA që mbron prej deportimit rreth 800 mijë emigrantë pa dokumente, të ardhur në Amerikë kur ishin fëmijë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG