Në Kosovë, Bashkimi Evropian do të dërgojë 100 vëzhgues në zgjedhjet lokale më 22 tetor ndërsa ka bërë thirrje për tejkalimin e problemeve teknike që ishin shfaqur gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën tre muaj më parë. Misioni vëzhgues i Bashkimit Evopian paraqiti të martën raportin mbi zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit që u pasuan më një zvarritje gati tremuajshe për ngritjen e institucioneve të reja.