Lidhje

AI: Luftërat në Ballkan, viktimave ende po u mohohet drejtësia


Sipas një raporti të organizatës Amnesty International, dhjetëra mijëra gra që mbijetuan skllavërinë dhe përdhunimin gjatë luftës së viteve 1992-95 në Ballkan, ende po u mohohet drejtësia.

Një çerek shekulli pas fillimit të konfliktit, grupi i të drejtave të njeriut thotë se shumë prej të mbijetuarave jetojnë në varfëri dhe kanë humbur të gjitha shpresat se autorët e krimeve do të përballen me drejtësinë.

Më shumë se 20,000 gra boshnjake iu nënshtruan përdhunimit dhe dhunës seksuale gjatë luftës ballkanike, kryesisht nga grupet ushtarake ose paramilitare serbe. Shumë prej tyre u mbajtën rob për muaj apo vite në të ashtuquajturat "kampet e përdhunimit", u torturuan dhe u lanë shtatëzënë pa dëshirën e tyre.

"Autoritetet boshnjake kanë dështuar të ofrojnë drejtësi për shumicën e tyre. Vetëm rreth 800 gra po marrin një pension si viktima civile të luftës. Dhe vetëm rreth 120 kriminelë janë sjellë para drejtësisë ", thotë Todor Gartos i organizatës Amnesty International.

Përcaktimi zyrtar si një "viktimë civile e luftës" u lejon të mbijetuarve qasje ndaj një numri shërbimesh shtetërore.

Por, sipas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund konfliktit, Bosnja dhe Hercegovina është e ndarë në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikën Srpska.

"Kjo do të thotë se gratë e mbijetuara që mund të jenë në një pjesë të vendit nuk kanë qasje ndaj këtij statusi," thotë zoti Gartos. "Rrjedhimisht ato nuk marrin asnjë nga shërbimet e ofruara nga shteti. Gra të tjera nuk e marrin dot këtë status pasi ato nuk mund të demonstrojnë se dhuna, përdhunimi i kryer kundër tyre, ka shkaktuar trauma të qëndrueshme dhe lëndime afatgjata ".

Që nga fillimi i gjyqeve të krimeve të luftës në Bosnjë në vitin 2004, Amnesty Internetional njofton se më pak se një për qind e numrit të përgjithshëm të viktimave të përdhunimit kanë arritur të çojnë rastet e tyre në gjykatë. Zoti Gartos thotë se sistemi i prokurorisë është përmirësuar, por ende ekzistojnë pengesa të mëdha.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG