Lidhje

Guterres: Ndal spastrimit etnik në Mianmar


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres e cilësoi spastrim etnik atë që po ndodh në Mianmar me komunitetin mysliman Rohinga. Ai u bëri thirrje autoriteteve të këtij vendi të ndalin dhunën, të vendosin sundimin e ligjit dhe të njohin të drejtën për rikthim të të gjithë atyre që janë larguar. Deklarata e zotit Gueterres vjen pasi udhëheqësja e Mianmarit ka anuluar pjesmarrjen në sesionin e vjeshtës të Kombeve të Bashkuara, nën një klimë kritikash të ashpra ndërkombëtare lidhur me qëndrimet e saj mbi këtë çështje.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres e përshkroi zhvendosjen e qindra mijëra anëtarëve të komunitetit mysliman Rohinga të Mianmarit, si spastrim etnik në këtë vend me shumicë budiste.

Zoti Guterres u kërkoi zyrtarëve të Mianmarit të luajnë një rol më aktiv në dhënien fund të dhunës dhe keqtrajtimin e komunitetit të Rohingave, shumë prej të cilëve kanë kërkuan strehim në Bangladesh.

"U bëj thirrje autoriteteve të Mianmarit të pezullojnë veprimet ushtarake, t'i japin fund dhunës, të mbështesin sundimin e ligjit dhe të njohin të drejtën e kthimit të të gjithë atyre që po detyrohen të largohen nga vendi", tha zoti Guterres.

Përballë kritikave se ka dështuar të ndalë dhunën kundër komunitetit mysliman Rohinga, udhëheqësja de facto e Mianmarit Aung San Suu Kyi anuloi pjesmarrjen në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në Nju Jork javën e ardhshme, për t'u përballur me krizën në vend.

Sesioni i pritshëm i Asamblesë së Përgjithshme ka në plan të shqyrtojë situatën në Mianmar në dy takimeve të veçanta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG