Presidenti amerikan Donald Trump të hënën bëri thirrje për “reformat ë guximshme” që ai tha se do ta bënin OKB-në një “forcë më të madhe për paqen”.
Presidenti Donald Trump, në paraqitjen e tij të parë në Kombet e Bashkuara, i kërkoi organizatës botërore prej 193 vendesh të reduktojë burokracinë dhe shpenzimet si dhe të përcaktojë më qartë misionin e saj në botë.
“Vitet e fundit, - tha Presidenti Trump, - Kombet e Bashkuara nuk kanë arritur potencialin e tyre të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit''.
Por ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të "zotoheshin për të qenë partnere në mënyrë që OKB-ja të bëhet një forcë më efektive" për paqen.
Presidenti Trump përshëndeti Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për vizionin e tij për ta reformuar OKB-në në një organizatë që i shërben më mirë njerëzve. Ai tha se “ne mbështesim prëpjekjet tuaja për anaziluar të gjithë sistemin dhe për të gjetur mënyra për ta përmirësuar zhvillimin, menaxhimin, paqen dhe sigurinë”.
Presidenti amerikan i bëri thirrje OKB-së të përqëndrohet më shumë tek njerëzit dhe më pak te burokracia. Ai la të kutohet se Shtetet e Bashkuara po paguajnë më shumë për OKB-në se sa u takon.
Megjithatë, ai nuk bëri kërcënime për tërheqjen e mbështetjes amerikane. Momenti më i rëndësishëm për presidentin amerikan është nesër, kur ai të mbajë fjalimin e tij të parë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Facebook Forum