Lidhje

Pagesat për lirimin e pegjeve, mënyrë financimi për terroristët

  • Henry Rdigewell

Philippe Verdon dhe Serge Lazarevic të rrëmbyer në Mali nga militantët e Al-Kaidës.

Një raport i ri nga Instituti britanik i Politikave të Mbrojtjes paralajmëron se mungesa e një qasjeje të njëjtësuar nga qeveritë botërore për të mos paguar shumat e kërkuara nga rrëmbyesit, është duke vënë në rrezik më të madh jetën e qytetarëve të të gjitha kombësive dhe po u siguron grupeve terroriste një burim të madh financash.

Presidenti i atëhershëm francez, Francois Hollande i uroi mirëseardhjen në vend pengut Serge Lazarevic në vitin 2014, i cili u rrëmbye në Mali nga militantët e Al-Kaidës.

Franca mohoi në mënyrë të përsëritur se kishte paguar për lirimin e tij, por faktet flasin ndryshe, thotë Tom Keatinge me Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore të Britanisë.

“Ka një numër vendesh - Italia është një tjetër shembull, ku pengjet janë kthyer në atdhe. Dhe vendi ka zgjedhur të drejtën e jetës për qytetarët e tij në vend që të respektojnë ndalin e vendosur në shkallë globale për të mos financuar organizatat terroriste.”

Zoti Keatinge thotë se terroristët shpesh i abuzojnë pengjet, qeveritë e të cilëve nuk pranojnë të negociojnë, në mënyrë që të rrisin presionin mbi vendet që pranojnë të paguajnë.

Një seri rrëmbimesh të bujshme nga Shteti Islamik në Siri vënë në dukje mungesën e një përgjigjeje të bashkërenduar globale. Mes tyre ishte gazetari aemrikan James Foley – që u mbajt për gati dy vjet së bashku me pengje të tjera, derisa u ekzekutua në gusht të vitit 2014.

“Ka raste kur janë marr peng një numër individësh, si në rastin e James Foley-t tragjikisht, dhe raste të tjera në Afrikën Perendimore ku ka kombësi të ndryshme. Kur paguhet shuma, pengjet lirohen më shpejt. Shumat prej disa miliona dollarësh u japin mundësi grupeve terroriste të vazhdojnë punën e tyre. Ata që nuk paguajnë shpërblim mbahen për një periudhë të gjatë derisa bëhet politikisht e domosdoshme për t’i vrarë”, thotë zoti Tom Keatinge.

Pagesat për lirimin e pengjeve janë një burim kryesor financimi për rrjetet kriminale në Kolumbi. Guerrilasit e majtë që i përkasin Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit, që njihet si ELN, kanë marrë dhjetra pengje. Komandanti i grupit flet hapur për rolin që ato luajnë.

“Mund të themi, jo, nuk do të marrim më pengje, por si do ta financojmë luftën tonë? Si do të financojmë punën tonë?”

Kompani të specializuara të sektorit privat, të mbështetura nga firma të siguracioneve, thirren për të negociuar në raste të tilla dhe shpesh sigurojnë lirimin e pengjeve për një fraksion të shumës që kërkohet.

“Në vende si Meksika, në Amerikë të Jugut, ku marrja e pengjeve është pothuajse si një industri për grumbullimin e fondeve për grupet kriminale, kompanitë e sektorit privat kanë dëshmuar se janë të efektshme. Ato kanë qënë të suksesshme në Nigeri për lirimin e pengjeve që punonin për kompanitë e naftës”, thotë Tom Keatinge.

Tani për tani, ndalimi i financimit të terroristëve nuk lë vend për ndërhyrjen e sektorit privat për zgjidhjen së situatave të pengjeve. Keatinge argumenton se ndryshimi i kësaj politike do të ulë shumën që mund të shpresojnë të marrin rrëmbyesit dhe ndoshta do të dobësojë rëndësinë e peng-marrjes si një nga burimet kryesore të fondeve për terroristët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG