Lidhje

Thellohen retorikat mes Presidentit Trump dhe sportistëve

  • Zllatica Hoke

Lojtarët, trajnerët dhe pronarët e ekipeve të Ligës së Futbollit amerikan shfaqën solidaritetin me lojtarët që rrinë në gjunjë gjatë himnit kombëtar si shenjë protetse ose shprehën kritika ndaj komenteve të Presidentit Donald Trump. Shumë nga lojtarët u ulën në gjunjë kur u interpretua himni të dielën. Disa nga pronarët dhe trajnerët shtrënguan duart me lojtarët e tyre në shenjë uniteti. Por amerikanët kanë mendime të ndryshme nëse është e përshtatshme të shfaqen gjeste proteste gjatë himnit.

Demonstrimet filluan të dielën në Londër gjatë një loje mes ekipit Ravens të Baltimorës dhe Jaguarëve të qytetit Xheksonvill. Disa lojtarë u ulën në gjunjë, ndërsa të tjerë qëndruan në këmbë të kapur për krahu me ta, kur u interpretua himni amerikan në Stadiumin Wembley. Skena të ngjashme u përsëritën në lojra futbolli në gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërsa lojtarët, trajnerët e tyre dhe disa pronarë ekipesh shfaqën solidaritet përballë kritikave të Presidentit Donald Trump.

Presidenti i ofendoi lajtarët me komentet e tij në një fjalim në Alabama të premten.

"A nuk do donit të shihnit një nga këta pronarët e skuadrave të futbollit, kur dikush e ofendon flamurin tonë, të kërkojë ta përzënë nga fusha dhe nga skuadra?”

Zoti Trump po reagonte ndaj asaj që ai e konsideron mungesë respekti ndaj flamurit amerikan nga lojtarët që nuk qëndrojnë në këmbë për himnin.

Të shtunën ai tërhoqi një ftesë për të vizituar Shtëpinë e Bardhë për skuadrën fituese të kampionatit të baskebollit, Golden State Warriers, duke përmendur si arsye hezitimin për ta pranuar ftesën ngabasketbollisti Stephen Curry, që e ka kritikuar presidentin.

"Qëndrimi im është njëlloj si dje dhe madje më i vendosur lidhur me gjendjen e krijuar në vend, veçanërisht me mënyrën se si ai na prezanton, që unë mendoj se është shumë dëmtuese”.

Trajneri i ekipit, Steve Kerr tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë kur ka pasur qëndrime të ndryshme politike mes lojtarëve dhe zyrtarëve të zgjedhur.

"Unë mendova se komentet e tij për lojtarët e NFL-it janë më negativet deri tani. E tmerrshme. Ata janë burra të rinj që po protetsojnë paqësisht ndaj brutalitetit të policisë dhe racizmit, pabarazisë racore.''

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser e ftoi ekipin “Warriors” që ta vizitojnë kryeqytetin gjithsesi, për të nderuar barazinë, larminë dhe gjithëpërfshirjen. Por amerikanët, janë të ndarë në reagimet e tyre.

"Jam dakord me presidentin, ndoshta jo me mënyrën se si e tha, por duhet të jemi më të respektueshëm ndaj flamurit”, thotë njëri prej tyre.

"Në këtë vend ne kemi Amendamentin e Parë për lirinë e shprehjes dhe ajo u jep mundësi njerëzve të shprehin atë që ndjejnë, në mënyrën që duan”, thotë një grua.

Lojtari i futbollit amerikan, Colin Kaepernick e filloi praktikën e të ulurit në gjunjë gjatë himnit, sezonin e kaluar. Ai nuk është rekrutuar nga asnjë ekip, që kur i mbaroi kontrata e mëparshme në pranverë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG