Lidhje

Kriza e popullsisë myslimane rohinga në Mianmar


Disa zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara do të shkojnë sot në shtetin Rakhine të Mianmarit ndërkohë që agjencia ndërkombëtare kërkon dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në atë rajon. Udhëtimi i caktuar për ditën e sotme shënon herën e parë që një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara do të vizitojë shtetin Rakhine që nga fillimi i eksodit masiv të popullsisë myslimane rohinga.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 400 mijë njerëz të popullsisë myslimane rohinga kanë shkuar në Bangladesh për t’i shpëtuar përndjekjeve të qeverisë së Mianmarit. Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Filippo Grandi, beson se ende ka njerëz të popullsisë rohinga që po përpiqen të largohen nga Mianmari.

“Fluksi ka rënë megjithëse të dhënat nga agjenci të ndryshme qeveritare në Bangladesh tregojnë se ende ka njerëz të zhvendosur brenda Mianmarit, disa prej të cilëve po përpiqen të gjejnë mënyra për të kaluar kufirin drejt Bangladeshit. Është shumë e vështirë të parashikohet se çfarë mund të ndodhë.”

Kombet e Bashkuara njoftuan të martën se do të shtojnë përpjekjet humanitare në Bangladesh, megjithëse paralajmëruan se numri në rritje i refugjatëve që shkojnë në Bangladesh mund të sjellë vështirësi të mëdha nëse nuk stabilizohet fluksi i prurjeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG