Lidhje

Britaniku Kazuo Ishiguro fiton Nobelin në letërsi


Autori britanik Kazuo Ishiguro është nderuar me çmimin Nobel në letërsi për vitin 2017.

Komisioni që njoftoi vendimin tha se zoti Ishiguro përmes romaneve të tij "ka zbuluar humnerën që qëndron pas iluzioneve tona të gabuara të lidhjes me botën".

Familja e shkrimtarit Ishiguro, u vendos në Britani nga Japonia kur ai ishte 5 vjeç. “Ai është një kombinim i shkrimtarëve Jane Austen dhe Franz Kafka”, tha përfaqësuesja e Komisionit të Çmimit Nobel Sara Danius, duke shpallur sot fituesin. Dy librat e tij më të njohur janë “The Remains of the Day” dhe “Never Let Me Go”.

Vitin e kaluar fitues u shpall poeti i shquar Bob Dylan, një kontribues me ndikim në botën e muzikës dhe kulturës gjatë gjysëm shekullit të kaluar.

Çmimi Nobel në letërsi është dhënë 110 herë mes viteve 1901 dhe 2017, bazuar në të dhënat e faqes zyrtare të çmimit prestigjoz NobelPrize.Org.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG