Lidhje

Vazhdojnë hetimet në Las Vegas


Kreu i policisë së Las Vegasit tha se është me rëndësi që autoritetet të flasin me këdo që e njihte personin e armatosur Stephen Paddock, ndërsa përpiqen të identifikojnë ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm në një nga ngjarjet më të rënda që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Sipas sherifit Joe Lombardo, duke marrë parasysh numrin e armëve dhe eksplozivëve që autori i ngjarjes kishte në makinën e tij, e ka të vështirë të besojë se Paddock mund ta ketë kryer i vetëm masakrën.

Ai tha se nuk mund të shmanget supozimi që Stephen Paddock të ketë patur ndihmë në një moment të caktuar, por autoritetet duhet të sigurohen nëse kjo është vertetë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG