Lidhje

SHBA, kritika ndaj Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit


Grupe ambjentaliste kritikuan ashpër planet e adminsitratës së presidentit Trump për të shfuqizuar një rregullore të adminsitratës së para-ardhësit të tij Barak Obama, që parashikonte uljen e sasisë së gazeve të dëmshëm, që fajësohen për ngrohjen globale.

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit Scott Pruitt, tha se ai ka në plan të nënshkruajë sot një propozim për tërheqjen nga plani i administratës Obama, që synon të ngadalësojë ngrohjen globale. Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Kentucky, një shtet jugor amerikan, ku industria e qymyrit ka pësuar humbje të mëdha të vendeve të punës, për shkak të rënies së kërkesës për qymyr dhe kufizimeve për centrale me qymyr.

Plani për Energji të Pastër i administratës Obama nuk ka hyrë ende në fuqi. Gjykata e Lartë e pezulloi atë vitin e kaluar, deri në marrjen e një vendimi për ligjshmërinë e tij.

Ndërkohë, vendimi i zotit Pruitt për shfuqizimin e këtij plani pritet të ndeshet me sfida ligjore nga grupet ambjentaliste dhe prokurorët e përgjithshëm të shteteve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG