Lidhje

Austriaku Sebastian Kurz, udhëheqësi më i ri në botë

  • Zllatica Hoke

Sebastian Kurz, drejtuesi i Partisë Popullore në Austri, pritet të bëhet një nga udhëheqësit më të rinj në botë pasi partia e tij konservatore shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të së djelës. Kurz, 31 vjeç, besohet të jetë më i ri se Kim Jong Un i Koresë së Veriut dhe Emmanuel Macron i Francës që po i afrohet të 40-ave. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Partia Popullore fitoi më shumë se 31 për qind në zgjedhje dhe pritet të formojë një koalicion me Partinë për Liri të krahut të djathtë. Suksesi i Kurzit pason shpërbërjen e një koalicioni mes konservatorëve dhe socialistëve.

Duke folur të djelën në Vjenë, udhëheqësi karizmatik i Partisë Popullore tha se do të luftojë për të krijuar një kulturë të re dhe do ta ndryshojë vendin në një drejtim pozitiv.

"Kjo ditë nuk ka të bëjë me triumfin mbi të tjerët. Sot është dita për ndryshim të vërtetë në vendin tonë. Dita e sotme na ka dhënë një mandat të fuqishëm për ta ndryshuar këtë vend dhe ju falenderojë që e bëtë këtë të mundur."

Analistët thonë se Sebastian Kurz arriti të rigjallërojë partinë konservatore dhe të galvanizojë të djathtën austriake, mbështetur nga votuesit e shqetësuar rreth fluksit të paprecedentë gjatë viteve të fundit, të imigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Ai ka të ngjarë të formojë një koalicion me partinë populiste të Lirisë drejtuar ngaHeinz-Christian Strache i cili e kritikoi atë gjatë fushatës zgjedhore.

"Ai ka qënë në qeveri për shtatë vjet. Mendoj se kemi zbuluar shumë gjëra që si dinim. Ai është përgjegjës për vendime negative dhe si Ministër i Integrimit ka bërë gabime dramatike.”

Zgjedhjet u zhvilluan pas rrëzimit të koalicionit qeveritar në Austri në fillim të vitit. Kancelari austriak Christian Kern shprehu optimizëm mëngjesin e zgjedhjeve. Por kryetari i një qarku qendror të Vjenës ishte skeptik.

“Austria është në një situatë të vështirë. Kam frikë se në se e djathta fiton, gjërat nuk do të ndryshojnë për mirë. E them këtë si kryetar i qarkut për Partinë e Gjelbërt, se gjërat nuk do të shkojnë mirë”.

Austria, një vendi me rreth9milionë banorë, ka pritur 90 mijë azil-kërkues që nga viti 2015. Dhjetorin e kaluar kandidati i Partisë Liria,Norbert Hofer ishte pranë fitores së zgjedhjeve presidenciale pas një fushate me platformë anti-imigracionin. Austriakët janë të shqetësuar se zoti Kurz ka më shumë të ngjarë të krijojë një koalicion me Partinë e Lirisë , e cila është themeluar nga një ish nazist, sesa me partinë e social-demokratëve.

"Pas 1945-ës politikanët ishin aty për popullin. Për mendimin tim, nuk ndodh më kështu."

Kështu me zgjedhjen e udhëheqësit më të ri në botë, për herë të parë në shumë vite, politika e Austrisë mund të shoh një ndryshim për nga e djathta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG