Lidhje

Arrestime për drogë në Portin e Gumenicës


Policia greke tha se bllokoi rreth 6 kilogramë heroinë në Portin e Gumenicës duke arrestuar dy persona që gjendeshin në makinën ku u zbulua droga. Burime të policisë greke kanë pohuar se makina që udhëtonte drejt Italisë me tragetet e linjës detare ishte me targa shqiptare.

Sipas policisë greke një qen i antidrogës arriti të zbulojë sasinë e heroinës fshehur në një mjedis të përshtatur në pjesën e pasme të një autoveture. Policia greke tha se bllokoi edhe rreth 21 kilogramë marijuanë në një oepracion tjetër të zhvilluar në zonën e Sajadhës, afër kufirit me Shqipërinë.

Pak ditë më parë policia greke tha se goditi një grup kriminal, anëtarët e të cilit ishin aktivë në trafikun nga Amerika e Jugut në territorin grek të sasive të konsiderueshme të kokainës. Sipas policisë greke pas një operacioni të njëkohshëm dhe të koordinuar policor me INTERPOL u arrestuan katër persona, anëtarë të organizatës kriminale dhe u bllokua 10,6 kg kokainë e pastër.

Sipas hetimeve policore greke grupet shqiptaro-greke të drogës rritën aktivitetin pas trafikimit sidomos në dy vitete fundit të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria. Në jo pak raste trafiku i marijuanës është kombinuar edhe me trafik të llojeve të forta të drogës si Heroinë dhe Kokainë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG