Lidhje

Presidenti kurdëve të Irakut jep dorëheqjen


Shtetet e Bashkuara përgëzuan sot vendimin e presidentit të kurdëve të Irakut Masud Barzani për t’u larguar nga ky post.

Në një deklaratë, një ditë pas dorëheqjes së tij, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert, tha se Masud Barzani është një “figurë historike dhe udhëheqës i guximshëm i popullit të tij, në luftën e përbashkët për të shkatërruar IS-isin. Ajo tha se dorëheqja është një akt i guximshëm gjatë një periudhe të vështirë.

Nëpërmjet deklaratës i bëhej thirrje Irakut dhe qeverisë rajonale kurde të "punojnë urgjentisht për çështjet e pazgjidhura, nën frymën e kushtetutës së Irakut".

Zoti Barzani u kërkoi dje ligjvenësve të shkrinin postin e presidentit dhe kompetencat e tij të shpërndaheshin mes kryeministrit, parlamentit dhe sistemit të drejtësisë.

Dhjetra përkrahës të tij hynë me force në parlament dhe sulmuan ligjvenësit, ndërsa një turmë e mbledhur jashtë parlamentit valëviste flamuj kurdë në mbështetje të tij.

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi bëri thirrje sot për qetësi dhe respektim të ligjit në rajonin e Kurdistanit.

Haydel al-Abadi tha sot se qeveria qendrore po ndjek nga afër zhvillimet në rajonin e Kurdistanit, sulmet ndaj selive të partive politike, medias si dhe përpjekjet për të shkaktuar kaos e trazira në qytetet e Irbilit dhe Dahukut.

Sipas tij qeveria në Bagdad dëshiron të vendosë sigurinë në të gjithë vendin si dhe të mbrojë interesat e çdo qytetari.

Dorëheqja e udhëheqësit të kurdëve të Irakut Masoud Barzani hyn në fuqi më 1 nëntor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG