Lidhje

Maqedoni: Pakënaqësi të shumta pas balotazhit


Balotazhi në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:06 0:00

Vëzhguesit e ODIHR-it e cilësuan balotazhin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni si konkurrues dhe të mbajtur në një ambient të respektimit të lirive themelore, por me gabime të pandrequra nga raundi i parë.

Balotazhi në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:06 0:00

Amabsadorja Audrey Glover, shefe e misionit vëzhgues të ODIHR-it vërëjti se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kishte ngritur transparencën për dallim nga raundi i parë, por nuk ishte bërë trajnime shtesë. Ajo shfaqi dyshime edhe për pastrimin e regjistrit zgjedhor.

Zonja Glover tha se vëzhguesit kanë parë raste të fotografimit të votës, të votimit familjar apo blerjes së votës me çka tha se do të merret policia, por theksoi se nuk kishin vërejtur dhunë gjatë procesit.

Zonja Glover i hodhi poshtë kritikat se veprimi i kryeministrit Zaev për mbështetje të BDI-së binte ndesh me kodin zgjedhor. “Fakti që LSDM dhe BDI bënë koalicion nuk është fare problematik”, theksoi shefja e vëzhguesve të huaj.

Pas balotazhit të djeshëm për zgjedhjet vendore në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate ka fituar shumicën dërrmuese të posteve të kryetarëve të komunave, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në qytetet kryesore të banuara me shqiptarë.

Partitë opzitare, si dhe Aleanca për Shqiptarët, parti në koalicionin qeverisës, thonë se procesi u përshkua me parregullsi të shumta dhe ato nuk i njohin zgjedhjet.

Pas balotazhit të djeshëm, partnerët e koalicionit qeveritar, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, morën shumicën e posteve të kryetarëve të komunave. Lidhja Social Demokrate do të drejtojë 51 nga 81 komuna që ka Maqedonia, BDI 8 komuna, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe Lëvizja Besa e Partia Demokratike Shqiptare fituan nga një komunë rurale.

Teuta Arifi fitoi mandatin e dytë në Tetovë, në këtë qendër kryesore për shqiptarët e Maqedonisë.

Koalicioni midis dy partive qeveritare u tregua i sukseshëm, por duke nxitur mjaft debate nga ana tjetër për shkak të tabuve që kanë të bëjnë me etninë në zgjedhje.

“Ne jemi të mëdhenj dhe nëse humbim një betejë të vogël për ne nuk do të thotë gjë. Kjo fitore është për të gjithë qytetarët, për ata të cilët kanë votuar dhe që nuk kanë votuar. Kryetarët e rinj të komunave do të jenë në shërbim të gjithkujt”, tha zoti Ahmeti.

Por, opozita maqedonase edhe ajo shqiptare, si dhe Aleanca për Shqiptarët, që është pjesë e koalicionit qeveritar uk i njohin rezultatet.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski tha se u vërjetën parregullsi të shumta; njoftime për blerje votash, agjitacion partiak, trysni dhe kërcënime nga persona me uniformë dhe pa uniformë, rrahje në vendvotime, njoftime për të ashtuquajturin ‘treni bullgar’, përkatësisht hedhje në kuti të fletave të votimit të rrethuara që më parë dhe flevotime të bartura nga njëra në një komunë tjetër.

Edhe Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, i cili garoi vetë për kreun e Strugës, tha se pati kërcënime, blerje votash, dhe se kjo nuk bëhej vetëm me militantë partiakë por bëhej së bashku me policinë e shtetit.

“Ne nuk e njohim këtë rezultat. Zaevi arriti ta thellojë edhe më tepër ndarjen midis komuniteteve etnike në Strugë”, tha zoti Sela.

Ndërkaq, drejtuesi social-demokrat dhe kryeministër Zoran Zaev tha se tani është koha për punë.

“Festimet përfundojnë sonte. Prej nesër punojmë me përkushtim për standardin e qytetarëve dhe për një shtet në shërbim të qytetarëve dhe për jetë më të mirë për të gjithë”.

Ai i bëri thirrje zotit Gruevski dhe partisë së tij që të rishqyrtojnë vendimin për mosnjohjen e zgjedhjeve, ndërsa tha se “po të shkohej në zgjedhje të parakohëshme dihet rezultati i tyre por se tash nuk është koha për zgjedhje por për për punë dhe përparim”.

BDI ka fituar në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër të Madhe, Likovë, Tearcë, Dollnen, ndërsa në raundin e parë kishte fituar edhe në Kërçovë dhe Pllasnicë, një komunë të vogël rurale pranë Kërçovës.

Aleanca për Shqiptarët ka fituar Gostivarin dhe komunat rurale të Bogovinës e Vrapçishtës në perëndim të Maqedonisë. Ndërkaq, Lëvizja Besa në Zhelinë, afër Tetovës dhe Partia Demokratike Shqiptare fitoi në Studeniçan, në jug të Shkupit.

LSDM qysh në raundin e parë e fitoi garën në Shkup.

Partitë kanë afat prej 48 orësh të paraqesin ankesat e tyre tek KSHZ; dhe më pas nëse ky organ nuk i miraton ato, partitë mund t’i drejtohen gjykatës administrative.

Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO ka vënë disa kushte për njohjen e zgjedhjeve, si organizimi i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare nga një qeveri teknike, ndërrimi i drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve Audio-Vizive, dorëheqja e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të dy institucionet t’i drejtojnë përfaqësues të VMRO-së, hetime për pretendimin e përgjimeve ilegale të funksionarëve të saj nga shërbimi i sigurimit, lirimin pa kusht të personave të paraburgosur dhe të akuzuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme në parlamentin e vendit dhe kushte të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG