Lidhje

Roli i OSBE në Ballkanin Perëndimor


Roli i OSBE në Ballkanin Perëndimor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Roli i OSBE në Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor ka ecur shumë në dy dekadat e fundit për të shëruar plagët e konflikteve të viteve 1990 dhe për të mbyllur ndasitë që çuan në këto konflikte. Por rajoni ende ka një rrugë të gjatë përpara për forcimin e institucioneve demokratike, shprehen një grup zyrtarësh e ish-zyrtarësh të misioneve të OSBE-së me përvojë pune në Ballkan. Në një diskutim në Uashington, ata theksojnë se misionet e OSBE-së në Ballkanin Perëndimor janë të pazëvendësueshme në klimën aktuale politike në rajon dhe më gjerë. Diskutimin e ndoqi kolegia Ardita Dunellari:

Roli i OSBE në Ballkanin Perëndimor
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Diskutimi i organizuar në mjediset e Kongresit duket se ishte një mesazh i qartë për ligjvënësit që po diskutojnë buxhetin e qeverisë federale, për të vazhduar të mbështesin misionin e OSBE-së si një element i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane.

Në një rajon ku politika është e ndarë dukshëm në vija etnike, vitet e fundit kanë sjellë surpriza pozitive. Zëvendës Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup i bën një analizë shpresëdhënëse gjendjes në Maqedoni pas zgjedhjeve të dhjetorit vjet:

“Për të parën herë në historinë e këtij vendi, një parti kryesore politike u përpoq të tërhiqte votues jashtë grupit etnik që përfaqësonte dhe arriti me sukses të tërhiqte dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët votuan për Partinë Social Demokrate”.

Zyrtari i OSBE-së thotë se zgjedhjet shënuan edhe rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes duke dëshmuar rëndësinë që kanë proceset demokratike për qytetarët dhe faktin se ata kanë besim në këto procese.

Misionet e OSBE-së u kushtojnë një vëmendje të madhe marrëdhënieve ndëretnike dhe dialogut mes komuniteteve, duke vënë theksin tek arsimi dhe rinia. Zoti Goldstein vëren se në disa raste përpjekjet për të mbrojtur gjuhën dhe traditat në komunitetet pakicë po rezultojnë në vetë-izolimit. Për këtë arsye një misionet e OSBE-së mbështesin projekte për integrim të komuniteteve në nivel qendror dhe lokal.

Ambasador Marcel Pesko shprehet se megjithë arritjet, Ballkani po përballet këto kohë me përçarje të brendshme që reflektojnë fuqizimin e rrymave ekstreme në Evropë dhe në botë:

“Nuk mund të flasësh për Evropën Juglindore pa parë në përgjithësi gjendjen në të gjithë zonën që mbulon OSBE-ja. Duhet ta pranojmë se përballemi me një situatë shumë të polarizuar dhe të fragmentizuar kur është fjala tek situata e sigurisë në Evropë,” thotë Ambasadori Pesko.

Ai pohon se OSBE-ja nuk mund të luajë rol direkt për të zgjidhur shumë probleme politike në Ballkan, por shton se organizata është e angazhuar për të forcuar institucionet demokratike në këto vende:

“Kohët e fundit Ballkani Perëndimor ka përjetuar kriza parlamentare. Për ca kohë në Prishtinë nuk kishte parlament funksional para zgjedhjeve. Kemi vërejtur incidentet në parlament në Shkup gjatë krizës dy vjeçare, në Mal të Zi një numër partish kanë bojkotuar parlamentin”.

Zoti Peskov thotë se këto probleme po mbajnë peng procese të rëndësishme për vendet ballkanike, si zgjidhjen e çështjes të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zyrtarët pohojnë se OSBE nuk ka instrumente ligjore për t’u imponuar këtyre vendeve politika apo veprime specifike, por përmes programeve të tij po punon për të forcuar institucione si parlamentet, për të bërë organet ekzekutive më transparente dhe për të ndihmuar këto shoqëri shumetnike të gjejnë një balancë harmonike.

Në një Evropë ku rryma ekstremiste po fuqizohen, OSBE-ja ka një rol të rëndësishëm që të mbrojë shoqëritë ballkanike nga radikalizimi dhe fragmentalizimi, shprehen pjesëmarrësit në diskutim. Ata shpresojnë se Kongresi do ta ketë parasysh mesazhin e tyre kur të diskutojë buxhetin mbi angazhimin amerikan në botë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG