Lidhje

Akuzat ndaj aktorit Kevin Spacey


Akuzat kundër aktorit Kevin Spacey për sulme seksuale po i kushtojnë shumë karrierës së tij.

Kompania e filmave “Sony Pictures” njoftoi se do ta largojë Spacey-n nga filmi i tij i ardhshëm “All the Money in the World” dhe se do ta zëvendësojë me aktorin Christopher Plummer, gjithashtu fitues i çmimit Oskar.

Spacey është akuzuar nga aktori Anthony Rapp për ngacmime seksuale ndaj tij në vitin 1986 kur ishte 14 vjeç. Që nga dalja e akuzave, lavdia e Spacey-t është zbehur ndjeshëm.

Në një deklaratë ku i kërkonte falje Rapp-it për ngjarjen, Spacey njoftoi se ishte homoseksual, duke thënë gjithashtu se nuk i kujtohej incidenti në fjalë.

Kohët e fundit, aktori është akuzuar nga dhjetra persona të tjerë për ngacmime apo sulme seksuale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG