Lidhje

Komisioneri Johannes Hahn për vizitë në Shkup


Komisioneri i BE-së Johannes Hahn për vizitë në Shkup
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn po qëndron në Shkup për një vizitë dyditëshe. Ai tha se nga Maqedonia pritet t’i realizojë me kohë reformat në fushën e gjyqësorit, të shërbimit inteligjent e të administratës publike, ndërsa shpreson që vendi të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ai po takon drejtuesit shtetërorë dhe politikë për të nxitur dialogun e brendshëm që do të shmangte mosmërravëshjet dhe interesat politike që pengojnë rrugën e integrimit të vendit.

Komisioneri i BE-së Johannes Hahn për vizitë në Shkup
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Komisioneri për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn vjen në Shkup vetëm pak ditë pasi priti në Bruksel zëvendës-kryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov. Zyrtari i lartë evropian vlerëson se Maqedonia ka shënuar përparim të dukshëm, por se mbetet ende punë për t’u bërë.

Zoti Hahn shpreson se Maqedonia do t’i fillojë bisedimet për anëatrësim në Bashkimin Evropian, por pa përmendur ndonjë datë se kur mund të ndodhë kjo. Megjithatë, ai u tha mjeteve të informimit në Shkup se “ai dhe ekipi i tij presin që në fillim të vitit të ardhshëm të ndodhë diçka”, siç u shpreh.

Komisioneri Hahn nënvizoi angazhimet e Shkupit në reformat, siç janë ato të fushës së gjyqësorit, të shërbimit sekret, të administratës publike, ndërsa tha se këtu priten rezultate konkrete deri në fund të vitit.

Zoti Hahn theksoi se kur bëhet fjalë për synimet kombëtare dhe perspektivat evropiane dhe euroatlantike, të gjitha palët kryesore politike në vend duhet të jenë të bshkuara.

“Prandaj i bëri thirrje sidomos opozitës që përveç që duhet të jetë kritike, të luajë një rol konstruktiv gjatë kritikave të saj ndaj pushtetit, në mënyrë që të arrihen afatet për të cilat ka pëlqime nga Bashkimi Evropian”, tha komisioneri.

Zoti Hahn, nga ana tjetër, duke u përgjigjur lidhur me propozim-ligjin për gjuhët në Maqedoni, që parashikon avancimin e gjuhës shqipe, tha se ky ligj nuk bën pjesë në kërkesat urgjente të reforomave që duhet t’i bëjë shteti, por tha se është në rregull nëse ai miratohet brenda pak javëve që vijnë, në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecies.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev shpreson se ekzison një frymë pozitive në raportet me Greqinë për zgjidhjen e problemit kryesor, që është ai emrit të Maqedonisë, që po e mba të bllokuar procesin e integrimit të këtij vendi në strukturat euro-atlantike.

Qeveria e tij shpreson se me marrjen e drejtimit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria në janar të 2018-ës, Maqedonia do të mund të hapë procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Maqedonia ka marrë statusin ‘vend kandidat për anëtarësim në BE’ qysh në dhjetor të vitit 2005, madje edhe para Kroacisë, por mungesa e reformave të mirëfillta dhe problemet e krizat e shpeshta të brendshme kanë zvarritur rrugën e saj drejt Brukselit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG