Lidhje

Papa Françesku takoeht me Këshillin e Murgjve Budistë në Yangon


Papa Françesku u takua sot me Këshillin e Lartë të Murgjve Budistë në Yangon, ndërsa vizitës së tij në Azinë e jugut po i vjen fundi.

Takimi vjen pas një meshe që mbajti Papa, e para meshë publike në vendin e mbizotëruar nga feja budiste.

Papa Françesku nxiti popullin e Mianmarit t’i shërbejë paqes dhe pajtimit.

Një ditë më parë Papa tha se e ardhmja e Mianmarit varet nga respektimi i të drejtave të secilit grup etnik, një shprehje e tërthortë e mbështetjes për myslimanët Rohinga. Këta të fundit kanë qenë subjekt diskriminimi për dekada dhe kohët e fundit subjekt i një goditje ushtarake të cilësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara si "spastrim etnik".

Sipas Papa Franceskut, kushdo që e quan Mianmarin shtëpi, meriton të gëzojë të drejtat bazë të njeriut dhe dinjitet të garantuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG