Lidhje

Shqipëri, përmbyten mbi katër mijë e 700 banesa e dhjetëra biznese


Në Shqipëri u përmbytën këtë javë mbi 4 mijë e 700 banesa, 40 biznese dhe afro 15 mijë hektarë toka.

Shqipëri, përmbyten mbi katër mijë e 700 banesa e dhjetëra biznese
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:14 0:00

Edhe këtë vit qeveria premtoi dëmshpërblime, por së shpejti nisin sigurimet e detyrueshme të banesave dhe bizneseve.

Edhe këtë vit qeveria premtoi dëmshpërblime, por së shpejti nisin sigurimet e detyrueshme të banesave dhe bizneseve.

Kryeministri Edi Rama tha se përmbytjet dhe katastrofat natyrore po përsëriten gjithnjë e më shpesh vitet e fundit dhe qytetarët nuk mund t’i varin të gjitha shpresat vetëm tek buxheti shtetëror.

Qeveria shqiptare u angazhua edhe një herë për të dëmshpërblyer familjet e prekura nga përmbytjet e fundjavës së kaluar.

Kryeministri Edi Rama tha se, ashtu si herët e kaluara, qeveria do të mbulojë dëmet e përmbytjeve, por në të ardhmen është i domosdoshëm sigurimi i banesave dhe bizneseve.

Zoti Rama i bëri këto komente para Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile.

“Nevojitet nisma ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend, që nuk ka një masë të tillë me ligj dhe ku pastaj, njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit, që nuk mund të përballojë gjithçka dhe gjithmonë, edhe pse këtë herë, ne do t’i përballojmë si edhe herën e kaluar, të gjitha detyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë. Qytetarët, të gjithë sipërmarrësit të stabilizohen dhe të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal të marrin masa, të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore, në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi. Ne do të bëjmë maksimumin, siç kemi bërë edhe herën e shkuar, ku nuk kemi lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që ka pasur” - tha zoti Rama.

Nga vlerësimet paraprake doli se janë dëmtuar 4715 banesa dhe 41 biznese, janë dëmtuar 65 ura, 10 622 hektarë të përmbytur, 5526 hektarë me më pak ujë.

Ende nuk mund të nisë mësimi në 27 shkolla për shkak të kushteve të vësjtira të jetesës në to.

Ekipet e emergjencës kanë shpëtuar nga zemërimi i ujërave 1552 persona dhe zhvendosën 590 familje nga zonat e përmbytura.

Autoritetet shqiptare kanë bërë gati prej disa kohës një projekt-lgij për sigurimin e detyruar të banesave dhe bizneseve.

Përmbytjet e mijëra banesave dhe dëmet e rënda në magazinat dhe pavionet e shumë bizneseve në autostradën Tiranë-Durrës dhe në qytetete të tjera të mëdha po nxit shpejtimin e projekteve për sigurimin e pasurive prej katastrofave natyrore tani kur ato po përsëriten gjithnjë e më shpesh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG