Kryetari i Lidhjes Arabe i bëri thirrje të martën Shteteve të Bashkuara, që të mos marrin masa që do ta ndryshonin statusin e tanishëm ligjor dhe politik të Jeruzalemit.
Ahmed Aboul-Gheit i bëri këto komente në Kairo, gjatë një takimi të përfaqësuesve të Lidhjes Arabe. Ata ishin mbledhur për të diskutuar përnjë vendim që mund të marrë Presidenti Trump për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.Aboul-Gheit tha se në se Shtetet e Bashkuara e marrin një vendim të tillë, ai do të ishte i rrezikshëm dhe do të kishte "pasoja" në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme. Ai po ashtu i bëri thirrje administratës Trump, që ta rishqyrtojë këtë çështje.
Zyrtarët amerikanë thanë se Presidenti Trump mund ta njohë këtë javë Jeruzalemin si kryeqytet të Israelit.
Facebook Forum