Lidhje

Kryemadhi: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm kërkon 84 vota


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, thotë se çështja e e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës që nuk lë vend për interpretime. Zonja Kryemadhi thotë se prokurori që do të zëvendësojë zotin Llalla, duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar dhe jo të thjeshtë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” me gazetaren Menada Zaimi, zonja Kryemadhi tha se asnjë tryezë politike nuk mund të zgjidhë një çështje të rëndësishme sikurse ajo e Prokurorit të Përgjithshëm. Zonja Kryemadhi ndodhet në Uashington për një vizitë pune, ku ndër të tjera ka zhvilluar takime me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolworthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stephanie Larsen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG