Në Shqipëri presidenti Ilir Meta tha sot se për çështjen e zëvendësimit të Prokurorit të Përgjithshëm, duhet dialog mes aktorëve politikë dhe jo një zgjidhje e njëanshme. Kryeministri Rama nga ana e tij përsëriti sërish ftesën drejtuar opozitës që të zgjedhin së bashku Kryeprokurorin e Përkohshëm, por zoti Basha u kundërpërgjigj duke deklaruar se nuk mund të ketë bashkëpunim për të shkelur kushtetutën.
Facebook Forum