Lidhje

SHBA, Kurora në kujtim të të rënëve


Çdo vit vullnetarë nga mbarë Shtetet e Bashkuara vendosin kurora tek varret e ushtarëve të vrarë. Kjo traditë filloi në vitin 1992 me 5 mijë kurora të dhuruara. Këtë vit numri i kurorave të dhuruara do të arrijë në mbi 1 milion.

Është e shtunë dhe në Varrezat Kombëtare në Arlington të Virxhinias përsëritet tradita e vendosjes së kurorave tek varret e ushtarëve.

“Fëmijët tanë humbën jetën duke i shërbyer atdheut dhe ne po vazhdojnë punën aty ku e lanë ata,” thotë vullnetarja Sue Pollard.

Puna fillon në agim, kur mijëra vullnetarë dalin në mot me ngricë për të pritur kamionët me kurora. Kamionët shpërndahen mes parcelave me varre. Vullnetarët më pas shkarkojnë kurorat dhe i vendosin tek afro 250 mijë varre:

“Im bir, Justin William Pollard, ishte në universitet më 11 shtator 2001. U ngrit nga klasa, shkoi në zyrat e rekrutimit dhe u regjishtrua në ushtri,” tregon Sue Pollard.

Sue Pollard është prind i Yllit të Artë, një nderim që jepet kur fëmija ka vdekur në luftim. Ajo është një ndër shumë amerikanë që mbartin traumën e vdekjes së një njeriu të dashur në luftë:

“Asnjeri nuk do vullnetarisht të jetë pjesë e kësaj organizate,” thotë ajo.

Por zonja Pollard thotë se ceremonia e vendosjes së kurorave i ofron prehje. Vullnetarët lexojnë me zë të lartë emrat e të rënëve që të mbahet gjallë kujtimi i tyre.

Për prindër si Sue Pollard, ceremia shërben për të nderuar ushtarë si djali i saj. Për mijëra vullnetarët që kanë vënë në shkallë vendi mbi 1 milion kurora, ceremonia është një mënyrë për të shprehur mirënjohje për ata djem e vajza që bënë sakrificën më të madhe për Amerikën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG