Lidhje

Ecuria e reformës në drejtësi, vonesat dhe rezultatet


Në Tiranë Parlamenti, institucione dhe organizata të pavarura vendase e ndërkombëtare diskutuan sot mbi ecurinë e reformave gjatë këtij viti.

Reformimi i sistemit gjyqësor mbetet për të gjithë sfida dhe ambicia kryesore në rrugën drejt Bashkimit Europian, u tha në takim.

Pritshmëria e qytetarëve ndaj kësaj reforme është ende shumë e lartë, ndërkohë që pengesat vazhdojnë si me afatet ashtu edhe me rezultatet.

Ecuria e reformës në drejtësi, vonesat dhe rezultatet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:39 0:00

Parlamenti zhvilloi sot një takim me institucionet e pavarura për të diskutuar ecurinë e reformave gjatë këtij viti.

Reforma më e rëndësishme u vlerësua ajo në sistemin gjyqësor, ku pjesa më kritike, sipas analistëve të pavarur është tejkalimi dhe shkelja e afateve ligjore në përmbylljen e procedurave dhe nisjen e saj në praktikë.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Dr. Afrim Krasniqi tha se krahas mungesës së transparencës mbi të dhënat parlamentare, një tjetër problem me reformën në drejtësi është mosrespektimi i afateve ligjore.

Qeveria shqiptare është në pritje të hapjes së negociatave me BE për antarësim të plotë, por shumë prej reformave, si ajo e drejtësisë, po I kryejnë institucione të tjera, ndaj është shkëmbimi I informcionave është mëse I nevojshëm.

Ministri i punëve të jashtme Ditmir Bushati, tha se reforma në drejtësi po përdoret nga BE si një provë për suksesin e të gjithë reformave të tjera ndaj nevojitet që një komision pranë kuvendit të vëzhgojë ecurinë e reformës në drejtësi.

OSBE ka ndihmuar mjaft parlamentin dhe administratën në forcimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore.

Drejtuesi i zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Bernd Borchardt, tha se mbikëqyrja parlamentare rritet ndjeshëm kur ndahet me instituciione të pavarura.

Sipas vëzhguesve të pavarur, reforma në drejtësi dhe organet e vetingut pritet të japin rezultatet e para nga fillimi i vitit tjetër, kur do të nisin punën me shqyrtimin e të dhënave dhe integritetit profesional të gjyqtarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG